Në periudhën prej 28-30 shtator 2012 në fshatin Shishkovcë, komuna e Qystendilit, Republika e Bullgarisë, u mbajt festivali “Cerge Ballkanike”. Tre ditët ishin përplot me program të pasur kulturor-artistik me këngë dhe valle nga Maqedonia, Bullgaria dhe Serbia. Festivali i cergës ballkanike, folklorit dhe artizaneve, i bashkoi ngjyrat tradicionale të popujve ballkanikë në një cerge laramane e thurur me mendime të përbashkëta dhe interesa dhe e liruar nga barra që e bart historia e Ballkanit. Rrjeti për Zhvillim rural bashkë me organizatat e saja – anëtare, morri pjesë në këtë festival duke e përfaqësuar traditën dhe kulturën maqedonase.