Prej 6 deri 9 shtator, 2012 në qytetin Ronebi, në rajonin suedez Blekinge, ishte mbajtur Parlamenti Rural Suedez i 12-të me rrallë. Në evenimentin kanë marrë pjesë mbi 500 pjesëmarrës nga Suedia, anëtarë të GLA-ve dhe mysafirë ndërkombëtarë – përfaqësues të më tepër se 20 shteteve nga Evropa. Në ftesë të Rrjetit për Zhvillim Rural të Suedisë, RZR i RM-së kishte përfaqësues në këtë eveniment. Ngjarjen solemnisht e hapi ministrja për barazi gjinore e Suedisë z-nja Niamko Sabuni dhe nënkryetarët e rrjetit suedez për zhvillim rural „All of Sweden shall Live“ z-nja Inez Abrahamson dhe z. Kenet Nilshem.

Në këtë eveniment pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të shkëmbejnë idetë e tyre, të japin mendime, qëndrime dhe pyetje. Ata e theksuan rëndësinë e këtij evenimenti për kyçjen e sektorit qytetar dhe lëvizjet për zhvillimin rural në politikat shtetërore dhe strategjive për zhvillim rural. I rëndësishëm në veçanti ishte kontributi i të rinjve si në organizimin e evenimentit, ashtu edhe në debatet për rolin e tyre në ardhmërinë e viseve rurale.