Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka parashikuar realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e LEADER qasjes së BE-së në komuna të rajonit juglindor të planifikimit në të cilat ndikimi i ndryshimeve klimatike pasqyrohet negativisht në jetën e përgjithshme të amvisërive rurale. Me afirmimin e LEADER qasjes së BE-së në mjediset rurale, RZR synon zhvillimin e kapaciteteve të gjitha palëve të interesuara në mjediset rurale me çfarë do të përmirësohet njohuria e tyre për planifikim partcipativ në proceset e vendimmarrjes me rëndësi të madhe për bashkësinë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, RZR-ja do të mbështet krijimin e një entiteti, Grupi Lokal i Aksionit në formë të partneritetit privat-publik duke përfshirë partnerë të sektorit publik, privat dhe qytetar dhe duke mbuluar interesat e palëve të ndryshme të interesuara nga 4 komuna të këtij rajoni (Strumicë, Vasilevë, Bosillovë dhe Novo Sellë). Grupi do të ketë për qëllim të prezantojë interesat e palëve të ndryshme të interesuara që ekzistojnë dhe punojnë në territorin rural të komunave. Qëllimi i grupit do të jetë të zhvillojë një dokument strategjik për zhvillim lokal që do të mbështet dhe bashkojë iniciativat dhe aksionet lokale.

Për realizimin e aktiviteteve të tilla që në mënyrë të dukshëm do të kontribuojë në përmirësimin e praktikave të qëndrueshme të mjediseve rurale në Maqedoni, më 13 dhjetor 2013 në Strumicë, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka firmosur Memorandum për Bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rajonit Juglindor të Planifikimit. Në ditën e njëjtë ishte zhvilluar punëtori, në cilën ishin ftuar gjitha dhjetë komunat e këtij rajoni, me qëllim të njoftohen më mirë me LEADER qasjen si metodë për nxitjen dhe zbatimin e zhvillimit lokal në mjediset rurale, rëndësia e saj si IPARD masë e ardhshme, si dhe të prezantohen aktivitetet e planifikuara.