Në bazë të nevojave për trajnim të anëtarëve të Rrjetit për Zhvillim Rural të RM-së, të cilat ishin identifikuar në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, ishte përgatitur një plan veprimi përkatës. Qëllimet prioritare të këtij plani veprimi janë: ngritja e kapaciteteve të anëtarësisë në nivelin organizativ dhe përforcimi i kapaciteteve të anëtarësisë në nivelin individual. Procesi filloi me realizimin e trajnimit për menaxhimin me ciklin projektues dhe të shkruarit e propozim-projekteve, që ishte theksuar si më e nevojshme nga ana e shoqatave-anëtare të RZR-së. Në këtë trajnim treditor, që u zhvillua gjatë periudhës prej 30 shtator deri 2 tetor 2013, në hotelin Kontinental, në Shkup, kanë marrë pjesë gjithsej 20 përfaqësues të shoqatave qytetare. Të pranishmit kishin mundësinë të njoftohen me parimet dhe fazat e ciklit projektues, elementet e propozim-projektit si dhe të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi për të shkruarit e propozim-projektit. Pjesëmarrësve ju ishin shpërndarë certifikata për pjesëmarrje aktive dhe trajnim të mbaruar me sukses si dhe manuale për përgatitjen e propozim-projektit.