Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Rrjeti për Zhvillimin e Bujqësisë së Republikës së Maqedonisë ka realizuar një sërë aktivitetesh lidhur me promovimin e LEADER qasjes së BE-së në 4 komuna të rajonit juglindor të planifikimit, p.sh.: Strumicë, Vasilevë dhe Novo Sellë. Qëllimi i aktiviteteve të zbatuar ishte zhvillimi i kapaciteteve të gjithë aktorëve në këto vise rurale me çfarë do të përmirësohet njohuria dhe shkathtësitë e tyre për planifikim me pjesëmarrje në proceset e vendimmarrjes me rëndësi për komunitetin.

Pasi që ishte zhvilluar dokumenti strategjik për zhvillim rural të këtyre 4 komunave, aktorët ishin ftuar më 23 mars në Strumicë të njoftohen në detaje me kriteret dhe kushtet e pilotimit të propozim projekteve, si dhe të marrin udhëzime gjatë themelimit të ideve të projektit si propozim projekte potenciale. Në ngjarjen kanë marrë pjesë gjithsej 15 përfaqësues të organizatave qeveritare, sektorit afarist dhe katër komunave.