Më 21 shkurt 2014 në Manastir, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka organizuar një punëtori të synuar për këshilltarët e ANZHB-së (Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë) dhe fermerët, me qëllim të prezantimit të përfitimeve dhe rezultateve nga masat bujqësore për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, që gjatë dy viteve të fundit ishin testuar dhe demonstruar në kuadër të projektit të USAID për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, në ngjarjen ishin prezantuar pakot këshillimore për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike që ishin përgatitur nga ekipi i ekspertëve të projektit. Këto pako këshillimore përfshijnë 9 broshura dhe 4 video materiale të incizuar gjatë gjithë sezonit vegjetativ, që i përshkruajnë dhe sqarojnë masat e ndryshme dhe teknikat të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike, të zbatuar dhe testuar tek kulturat e pemëtarisë, kopshtarisë dhe vreshtarisë.

Në punëtorinë kanë marrë pjesë mbi 60 pjesëmarrës, këshilltarë nga ANZHB-ja, dhe fermerët pjesës perëndimore të Maqedonisë (Manastir, Prilep, Resnjë, Ohër, Strugë, Demir Hisar dhe Krushevë). Ekspertët nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqim dhe Instituti i Bujqësisë, që punojnë në projektin, i prezantuan rezultatet nga kërkimet e deritanishme de sqaruan përfitimet nga zbatimi i masave të ndryshme bujqësore, të cilat me përshtatjen e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike do të ndihmojnë fermerët të ruajnë rendimentin e tyre.