Më 16.08.2012 në zyrat e Kryqit të Kuq, në Shkup ishte firmosur memorandum  për Bashkëpunim mes RZR i RM-së dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.

Të dy organizatat kanë rënë dakord që të sigurojnë bashkëpunim të ndërsjellë, koordinim gjatë veprimit për realizim të programeve nga më shumë fusha, mbështetje të brendshme dhe bashkëpunim me institucione tjera dhe organizata dhe angazhohen për të realizuar disa iniciativa të përbashkëta.

Njëra prej qëllimeve specifike të bashkëpunimit është adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike në viset rurale, në sajë të së cilës Memorandumi i sqaron udhëzimet kryesore për bashkëpunimin e përbashkët mes projektit të USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, që zbatohet nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë dhe Rrjeti për Përgjigje Klimatike, e formuar në kuadër të projektit rajonal EU IPA “Forumi i Evropës Juglindore për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike” që në Maqedoni zbatohet nga Kryqi i Kuq.

Nga bashkëpunimi i caktuar në këtë fushë pritet promovim i përbashkët i njohurive për efektet e ndryshimeve klimatike në fushën e prodhimtarisë bujqësore, shkëmbim të informatave për aktivitetet, praktika dhe hulumtime, prezantim të mundësive për gjetje të zgjidhjeve aplikative për të përballuar pengesat kryesore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike për uljen e dëmeve në bujqësi.; si dhe ngritje të vetëdijes për efektet e ndryshimeve klimatike në sektorin bujqësore dhe ndikimi i tyre mbi shëndetin e fermerëve.

Kryetari i Rrjetit për Zhvillim Rural të RM-së, Petar Gjeorgjievski dhe Sekretari Gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë, m-r Sait Saiti, e përmbyllën evenimentin duke theksuar shpresën për bashkëpunim afatgjatë dhe të suksesshme gjatë realizimit të qëllimeve për përbashkëta.