Konferenca kombëtare Çeke e këtij viti ishte organizuar në periudhën prej 1-3 tetor, në qytetin e vogël Nove Hradi, që gjendet në vetëm disa kilometra nga kufiri mes Çekisë dhe Austrisë.

Konferenca kombëtare “Hapësira Rurale 2012” në kohë kur një periudhë programore përfundon ndërsa tjetri është në përgatitje, në vend ku takohen dy bota tërësisht të ndryshme, në periudhë kur nuk është i qartë dallimi mes qytetit dhe pjesës rurale deri në kufirin kur bëhet vështirë të përcaktohet se çfarë është mjedis rural. 280 përfaqësues të Grupeve Lokale Aksioni në Çeki, përfaqësues të më tepër ministrive, sektori joqeveritar dhe afarist në Çeki, kanë diskutuar për problemet e gjithsej 160 GLA-ve të themeluar në bazë të LEADER qasjes dhe janë munduar të gjejnë zgjidhje origjinale për vetë-qëndrueshmërinë e tyre.

Në konferencën kanë marrë pjesë dy përfaqësues të Rrjetit për Zhvillim Rural të Republikës së Maqedonisë, një përfaqësues i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujit të RM-së, përfaqësues i kompanisë konsultente dhe këshilltari i komunës së Dellçevës. Gjatë kohës së konferencës, ata zhvilluan takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë të Republikës Çeke dhe përfaqësues të disa Grupeve Lokale Aksioni nga Çekia. Në takimin ishin shkëmbyer përvojat në suaza të LEADER qasjes, zbatimin në Republikën Çeke dhe mënyra e funksionimit të GLA-ve, bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë si dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar.