Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale” që shënohet më 15 tetor në gjithë botën, Federata e Fermerëve e Republikës së Maqedonisë – FFRM, në bashkëpunim me Rrjetin për Zhvillim Rural – RZR dhe Qendrën për Promovimin e Praktikave të Qëndrueshme Bujqësore dhe Zhvillim Rural – CeProSARD, ka organizuar një eveniment në kompleksin Etno Fshat, në komunën e Staro Nagoriçanë (rrethina e Kumanovës) me qëllim që bashkërisht të kontribuojmë në integrimin më të mirë të grave në jetën shoqërore dhe politike.

Ushqime të ndryshme tradicionale ishin përgatitur nga duart e shkathtë të grave të shumta nga rajone të ndryshme rurale në Maqedoni të cilat kanë marrë pjesë në evenimentin. Dhjetë prej këtyre grave kanë marrë pjesë në garën për recetën më të mirë të përgatitur nga speci, që ishte organizuar në kuadër të evenimentit.

Mesazhi i këtij viti për gjithë gratë e viseve rurale në botën ishte: “Merrni vendin e juaj në uljen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike! “.