Shoqata e qytetarëve për persona të hendikepuar “Humanost” nga Kumanova e ka shënuar 3 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të personave me invaliditet me një eveniment që ishte organizuar në Kumanovë, këtë të shtunë, më 1 dhjetor.

Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka dhënë mbështetje dhe ndihmë gjatë organizimit të evenimentit, dhe njëherë i ka prezantuar qëllimet dhe aktivitetet e saja para personave me invaliditet që kanë marrë pjesë në evenimentin. Më tepër se 20 fëmijë me pengesa në zhvillim nga organizata joqeveritare “Poraka nasha” dhe “Qendra Ditore për Fëmijë me Nevoja të Posaçme” nga Kumanova, kanë bërë vepra artistike dhe stolisje nga monistra. Për gjithë ata, Rrjeti për Zhvillim Rural siguroi nga një dhuratë të vogël.

Programi ishte pasuruar me këngë popullore të interpretuar nga grupi këngëtar femëror pranë Shoqatës së Pensionerëve Invalid dhe Shoqatës Kulturore Artistike nga Kumanova. Në fund, shoqata e qytetarëve për persona të hendikepuar “Humanost” ka shpërndarë falënderime të përpunuara me dorë për gjithë bashkëpunëtorët shumëvjeçar.