Fondacioni për Lidhje të Vlerave Natyrore dhe Njerëz në bashkëpunim me RZR i RM-së (Rrjeti për Zhvillim Rural i RM-së) dhe AZR (Aksioni për Zhvillim Rural), më 10 prill, në EU Info Qendrën kanë shënuar fillimin e projektit “Parlamenti Kombëtar Rural si zëri i popullatës rurale – PKR “.

Në bazë të nevojave dhe kufizimeve të identifikuar paraprakisht të organizatave qytetare nga fushat rurale, projekti ishte dizajnuar për të përforcuar ndikimin e shoqërisë qytetare mbi politikat lokale dhe kombëtare lidhur me zhvillimin rural. Kjo do të arrihet me anë të ngritjes së kapaciteteve të organizatave qytetare rurale për rrjetëzim dhe përfaqësim për të ndikuar mbi proceset e vendimmarrjes dhe të kontribuojnë në partneritetin strategjik me autoritetet lokale dhe kombëtare.

Projekti PKR është projekt prej 30 muajve i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe zbatuar nga tre organizatat partnere të theksuar më lartë.

Aktivitetet do të përfshijnë 40 organizata lokale të mjediseve rurale, mesatarisht nga 5 organizata qytetare në secilën prej 8 rajoneve të planifikimit të Maqedonisë, përfshirë edhe minoritete dhe grupe tjera etnike. Metoda kryesore e punës do të jetë trajnim, mësim dhe mësim praktik. Këto metoda do të nxisin organizatat qytetare të kyçen në mënyrë aktive në proceset e vendimmarrjes dhe do të përforcojnë zërin e tyre në shoqëri.

Përdoruesit përfundimtar të projektit janë popullata që jetojnë në mjediset rurale.

Në fund të periudhës së zbatimit, pritet që projekti të arrijë 4 rezultatet më poshtë:

  • Rritja e transferimit të njohurisë mes organizatave qytetare rurale lidhur me sfidat e mjediseve rurale dhe vendimmarrjes;
  • Ngritja e kapaciteteve të organizatave qytetare rurale (OQ) për udhëheqjen e proceseve për zhvillim rural;
  • Shkathtësi të zhvilluar për hulumtim dhe analizë të OQ-ve rurale;
  • Dialog i lehtësuar efektiv mes OQ-ve rurale dhe pushtetit lokal/kombëtar.