“PANAIRI I MJALTIT STRUGË 2018” në mënyrë tradicionale do të zhvillohet për herën e katër, në periudhën prej 03-05 gusht 2018, në Sheshin e Qytetit në Strugë. Në Panairin marrin pjesë një numër i madh i bletarëve me përvojë dhe të dëshmuar nga gjithë vendi, si dhe bletarë nga vendet fqinje Shqipëri, Serbi dhe Bullgari, që ekspozojnë mjaltë dhe produkte tjera të bletëve. Ajo do të thotë që, këto ditë, në këtë vend, do të ofrohet mjalti më cilësor dhe produkte të bletës që kanë prejardhjen nga rajoni.
Panairi është një mundësi e madhe që bletarët që prezantojnë prodhimtarinë e tyre, ndërsa dashamirët e mjaltit mund të shijojnë, të zgjedhin dhe të furnizohen me lloje të ndryshme të mjaltit dhe produkte më cilësore të bletëve që përfaqësojnë ushqim të shëndetshëm dhe ilaç për trupin e njeriut. Gjithashtu, Panairi është mundësi edhe për ofrim të pajisjes për bletari dhe materiale tjera për kultivim, si dhe mundësi për shkëmbim të përvojave dhe njohurive mes bletarëve.
Në kohën e njëjtë, kontribuon për pasurimin e ofertës turistike në Strugë dhe mundësi për zhvillim të turizmit rural në rajonin e Strugës.
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “FERMA ORGANIKE – Kohezioni Rural për Potencial të Rritur të Turizmit Rural dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik Rural”, i zbatuar nga Shoqata Qendra Kreative RURBANKULT – Strugë dhe Shoqata e Bletarëve MATICA 2012 – Strugë. Projekti është mbështetur në sajë të programit për grante të vogla të projektit “Parlamenti Kombëtar Rural si Zëri i Popullatës Rurale”, i zbatuar nga CNVP, RZR i RM dhe AkRRa, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.