Projekti “Parlamenti Kombëtar Rural si Zëri i Popullatës Rurale”, financuar nga Bashkimi Evropian, gjatë gushtit dhe shtatorit, ka zbatuar një hulumtim në teren në 8 rajonet e planifikimit të Republikës së Maqedonisë, me qëllim të identifikimit organizatave aktive që punojnë në fushën e zhvillimit rural. Si rezultat i këtij aktivitete ishte krijuar një Regjistër i organizatave aktive qytetare rurale me të cilën do të mundësohet mobilizim më i lehtë i organizatave qytetare në zgjidhjen e çështjeve/temave të caktuar për të cilat do të diskutohet në shoqëri dhe do të përforcohet komunikimi i ndërsjellë dhe shembim i informacioneve. Regjistri do të shërbejë institucioneve kombëtare për mapimin më të lehtë, të kontaktimit ose të angazhimit të organizatave relevante në proceset e vendimmarrjes ose fushatave për ngritjen e vetëdijes. Regjistri është i gatshëm në ueb faqen e Rrjetit për Zhvillim Rural, në lidhjen vijuese.

Regjistri, si burim i hapur i informacioneve i gatshëm për të gjithë, do të përditësohet dhe plotësohet gjithë kohën me të dhëna për organizata të reja që në mënyrë aktive punojnë në fushën e zhvillimit rural. Andaj, nëse jeni organizatë qytetare që punon në fushën e zhvillimit rural, dhe që nuk gjendeni në këtë regjistër, partnerët e projektit ju inkurajojnë që të plotësoni pyetësorin më poshtë (link) dhe të dorëzoni në zg.akrra@yahoo.com me çfarë do të kontribuoni që të përmirësohet dhe zmadhohet baza me të dhëna.

Qëllimi kryesor i decentralizimit është të kyç popullin në procesin e vendimmarrjes. Ajo do të mundësojë qytetarëve një pjesëmarrje aktive në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e përditshme në qytetet dhe fshatrat e tyre. Institucionet lokale dhe kombëtare në vend janë munduar të përfshijnë palët e interesuara në procesin e përgatitjes së strategjive për bujqësi dhe zhvillim rural. Fokusi kryesor ishte vendosur mbi informimin dhe konsultimin, me anë të seminareve dhe debateve. Ndonëse ishin vendosur disa baza për lëvizje të mëtutjeshme për pjesëmarrje më të madhe, një numër i madh i organizatave qytetare nuk mund të lidhen me proceset e krijimit të politikave. Në këtë drejtim, projekti “Parlamenti Kombëtar Rural si Zëri i Popullatës Rurale” punon në përfaqësimin, rrjetëzimin dhe ndërtimin e kapaciteteve, për të mundësuar më tepër aktorëve të lidhen me këto procese. Projekti i mbështet organizatat qytetare rurale që të shprehin zërin e tyre dhe të zmadhojnë praninë e tyre në proceset e zhvillimit të komunitetit.. mobilizimi i gjithë aktorëve relevant të cilët në mënyrë të drejtë ose jo ndikojnë në sektorin bujqësor dhe rural, është veçanërisht me rëndësi për formimin e një përgjigjeje efektive dhe mirë të koordinuar bujqësor dhe rural i institucioneve të shtetit gjatë krijimit të politikës bujqësore, përshtatjes së rregullores ligjore dhe reformave në institucionet publike.