Projekti „Parlamenti Kombëtar Rural si zëri i popullatës rurale – PKR“, i financuar nga Bashkimi Evropian, gjatë muajve maj/qershor 2017 do të organizojë 8 takime njëditore për organizatat qytetarë që punojnë në fushën e zhvillimit rural, në secilin prej rajoneve të planifikimit të R. së Maqedonisë.
Qëllimi i këtyre takimeve është të identifikohen organizatat aktive qytetare që punojnë në fushën e zhvillimit rural, të shkëmbejnë përvoja dhe të diskutojnë për mundësitë si më mirë të kyçen në politika që lidhura me zhvillimin rural.
Takimi i parë është caktuar për?
- 30 maj, me fillim në orën 11.00 në hotel “Gogov” në Pehçevë. Takimi është synuar për organizatat e rajonit lindor të planifikimit (Berovë, Vinicë, Dellçevë, Zrnovci, Karbinci, Koçanë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtip, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip).
Në bazë të nevojave paraprakisht të identifikuar dhe kufizimet e organizatave qytetare nga fushat rurale, projekti “Parlamenti Kombëtar Rural si zëri i popullatës rurale – PKR” është dizajnuar për të përforcuar ndikimin e shoqërisë qytetare mbi politikat lokale dhe kombëtare lidhur me zhvillimin rural. Kjo do të arrihet nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të organizatave qytetare rurale për rrjetëzim dhe përfaqësim, me qëllim të ndikimit mbi proceset e marrjes së vendimit dhe të japin kontribut për partneritet strategjik me autoritetet lokale dhe kombëtare.
Të gjithë organizatat qytetare që janë të interesuar për të marrë pjesë në ndonjë prej takimeve, ju lusim që të paraqitni pjesëmarrjen tuaj në: zg.akrra@yahoo.com
Ju mirëpresim!