Më 13 dhjetor 2013, në Rosoman, me fillim në orën 15:00, Rrjeti për Zhvillim Rural ka organizuar një punëtori me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe rezultateve nga praktikat e adaptuara bujqësore, të zbatuar dhe të testuar prej periudhës së fillimit të zbatimit të projektit të USAID-it për  Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, prill 2012, deri më sot.

Fermerët e pranishëm nga rrethina e Rosomanit kishin mundësinë të njoftohen me teknikat e ndryshme dhe masat për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat ishin demonstruar dhe testuar në vreshtari dhe kopshtari. Përveç rezultateve dhe arritjeve nga masat e zbatuar adaptive, ekspertët e prezantuan edhe monitorimin njëvjeçar të proceseve erozive, si dhe përfitimet nga zbatimi i masave adaptive për kursimin e ujit në prodhimtarinë bujqësore.

Në fund të punëtorisë kishte diskutim të hapur, ku fermerët mundeshin të shkëmbejnë problemet të cilat paraqiten gjatë punës së tyre bujqësore dhe të marrin këshilla të dobishme nga ana e ekspertëve, si dhe të përballohen me efektet e ndryshimeve klimatike dhe çfarë masa të përdorin për të mbrojtur kulturat në pemëtari dhe vreshtari.