Pas promocionet fillestare të EU LEADER qasjes në Dojran dhe Shtip, Rrjeti për Zhvillim Rural ka filluar të organizojë punëtori edhe për njohjen më të hollësishme me LEADER metodologjinë dhe shtatë karakteristikat e saja:

  1. strategjia për zhvillim lokal në bazë të teorisë;
  2. qasje “poshtë-lartë“;
  3. partneritet publik-privat: Grupi Lokal i Aksionit (GLA);
  4. aktivitete të inovacionit;
  5. integrim shumë sektorial;
  6. rrjetëzim, dhe
  7. zbatimi i projekteve për bashkëpunim.

Punëtoria e parë u zhvillua në Gjevgjeli,  më 14 mars, në Shtip ishte organizuar edhe një punëtori të këtij lloji. Përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, sektorit qytetar dhe afarist nga rajoni juglindor dhe lindor i planifikimit të R. së Maqedonisë, ishin përfshirë në këto ngjarje.

Këto aktivitete janë parashikuar në sajë të komponentit për ngritjen e kapaciteteve të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike dhe kanë për qëllim të përforcojnë kapacitetet e gjithë aktorëve në mjediset rurale dhe të zmadhojnë planifikimin e tyre participativ në proceset e vendimmarrjes me rëndësi të komunitetit.