Sot, më 7 nëntor, në sajë të Panairit Ndërkombëtar për Konsumim të Gjerë “Agrofood” në Shkup, me fillim në orën 11:, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Panairin e Shkupit ka organizuar një punëtori për të prezantuar rezultatet e fituar nga aktivitetet e deritanishme të zbatuara me anë të projektit të USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike. Profesorët e Fakultetit për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim kanë shpërndarë rezultatet dhe arritjet nga zbatimi i masave adaptive në pemëtarinë, kopshtarinë dhe vreshtarinë, si dhe zbulimet nga dy studimet e publikuara për adaptim të bujqësisë dhe të prodhimtarisë bagëtore në kuptim të ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, qëllimi i evenimentit ishte të rrit vetëdijen e prodhuesve bujqësor, por edhe gjithë publikun e gjerë, për sfidat dhe efektet e ndryshimeve klimatike në sektorin bujqësor në Republikën e Maqedonisë.

“Aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të këtij projekti janë hapa pioniere në fushën e masave adaptive për përballim me efektet e ndryshimeve klimatike në bujqësi dhe konsiderojmë që dukshëm do të ndihmojnë në përmirësimin e praktikave të qëndrueshme të sistemeve bujqësore në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Petar Gjorgievski, kryetar i Rrjetit për Zhvillim Rural i RM-së dhe drejtor i projektit.

Në prezantimin kanë marrë pjesë mbi 100 fermerë, përfaqësues të ANZHB-së (Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë), shoqata bujqësore, organizata joqeveritare, institucione shkencore dhe arsimore.