Më 23 dhjetor, në Gostivar, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka zhvilluar një punëtori për të promovuar Studimin për Adaptimin e Prodhimtarisë Bagëtore në Republikën e Maqedonisë ndaj ndryshimeve klimatike. Në Maqedoni, një numër i madh i fermerëve varen tërësisht ose pjesërisht nga bagëtia, që mund të jetë mjaft e cenueshme nga ndryshimet klimatike, posaçërisht në temperaturat e rritura. Kjo paraqet një sfidë e re për blegtorët dhe për ekspertët, sepse ka shumë pak përvojë dhe njohje për mënyrat e përballimit të ndikimeve lidhur me ndryshimet klimatike. Andaj, projekti i USAID për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike ka angazhuar një ekip të ekspertëve nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqim, Instituti Bujqësor dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinë, të cilët me krijimin një studimi të parë të këtij lloji në Maqedoni, kanë dhënë një qasje të sistematizuar për iniciativat e ardhshme adaptive në sektorit e blegtorisë.

Prof. Dr. Sreten Andonov, si koordinator i ekipit të eksperteve që ka hartuar studimin, ka mbajtur një prezantim për zbulimet para rrethe njëzet fermerëve, blegtorëve dhe përfaqësues të ANZHB-së nga rajoni i Gostivarit. Ai bëri një sqarim për ndikimet negative nga ndryshimet klimatike dhe tregoi për nevojën e përgatitjes me kohë të prodhimtarisë bagëtore për ndikimet e tilla. Profesori prezantoi disa prej masave adaptive të përmbledhura në studimin dhe bëri rekomandime direkte dhe këshillime për fermerët e pranishëm.