Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë vazhdon me zbatimin e qasjes LEADER në Rajonin Lindor të Planifikimit me anë të përforcimit të kapaciteteve të gjithë aktorëve të katër komunave: Berovë, Pehçevë dhe Makedonska Kamenicë. Në këtë frymë, ishte organizuar një punëtori më 19 mars 2025 në Berovë, në të cilën ishin prezantuar LEADER-parimet e partneritetit të trefishtë publik-privat, qasjen “nga poshtë lartë” dhe qasjen “Zhvillimi i bazuar në fushë”. Në punëtorinë kanë marrë pjesë 30 përfaqësues të sektorit publik, qytetar dhe privat të rajonit.