Më tepër se 30 përfaqësues nga organizata të ndryshme të rajonit të Prespës kanë marrë pjesë në punëtorinë që ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për efektet dhe sfidat nga ndryshimet klimatike në bujqësi, e organizuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i RM-së në kuadër të projektit të USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike. Evenimenti u zhvillua më 31 gusht, në restorantin “Vito” në Prespë, me fillim në orën 11.00.

„Me ndryshimet e pritura klimatike, kërkimet parashikojnë ulje të prodhimit të mollës në rajonin e Prespës për 46% në vitin 2025 deri më 50% në vitin 2050 dhe madje deri më 59% në vitin 2100, theksoi Doc. Dr. Viktor Gjamovski, i cili me prezantimin e tij i njoftoi të pranishmit me efektet nga ndryshimet klimatike dhe masat adaptive në prodhimtarinë bujqësore

Prof. Dr. Marjan Kiprijanovski, me prezantimin e tij vendosi theksin në ndryshimet klimatike në frutari, si degë bujqësore që është mjaft e zhvilluar në rajonin e Prespës. Interes më të veçantë në mesin e pjesëmarrësve shkaktoi prezantimi i dr. Vaska Cvetanovska Panova nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë e cila shpjegoi pasojat e ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e njerëzve dhe shprehi disa rekomandime për adaptimin dhe parandalimin nga goditja e valëve të ngrohja.

Të pranishmit kanë marrë pjesë aktive në punëtorinë duke kërkuar informata më të hollësishme për masat adaptive dhe duke dhënë propozime dhe ide për iniciativa të reja që rrjedhin nga nevojat e tyre dhe problemet me të cilat përballohen në sektorin bujqësor. Përshtypja e përgjithshme ishte se punëtoria ofroi shumë informata të dobishme dhe njohuri të reja që mund të gjejnë zbatim praktik në bujqësi që të adaptohet ndaj ndryshimeve klimatike.

Projekti i USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike është përqendruar në zonën e mediteranit në të cilën shtrihen rajoni i Vardarit me pjesë të Strumicës dhe Gjevgjelisë, si rajone që janë më tepër të prekura nga ndryshimet klimatike. Projekti ka filluar të punojë me ferma familjare që ne treg i plasojnë pjesën me të madhe të produkteve të tyre, si dhe fermerët që pjesërisht shesin produktin, ndërsa pjesën tjetër e mbajnë për vete. Në kuadër të komponentit të parë të projektit, kanë filluar testimet dhe teknikat adaptive bujqësore për të gjetur zgjidhje për ndikimet e pavolitshme të ndryshimeve klimatike. Përvojat e mësuara do të mund të zbatohen nga ana e prodhuesve bujqësor. Gjithashtu, teknologjitë e testuar nga komponenti i parë do të zhvillohen në pako përkatëse që do të shpërndahen tek grupet e synuara me anë të punëtorive të ndryshme dhe medie tjera.