Sot, më 04.09.2012, në hotel “Oaza” në Shtip, me fillim në orën 11.00, projekti i USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i zbatuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i RM-së, ka organizuar një punëtori për ngritjen e vetëdijes publike për sfidat dhe efektet nga ndryshimet klimatike në sektorin e bujqësisë në Maqedoni. në evenimentin kanë marrë pjesë përfaqësues nga më tepër shoqata nga Shtipi dhe qytetet përreth që kanë si veprimtari kryesore bujqësinë si dhe anëtaret e Rrjetit për Zhvillim Rural.

Prof. Dr. Dushko Mukaetov i njoftoi pjesëmarrësit me efektet nga ndryshimet klimatike dhe masat adaptive në prodhimtarinë bujqësore, ndërsa prof, Dr. Sllobodan Banxho me prezantimin e tij vendosi theksin në ndryshimet klimatike në frutari, si degë bujqësore që është mjaft e zhvilluar në rajonin e Shtipit. Interes më të veçantë në mesin e pjesëmarrësve shkaktoi prezantimi i dr. Aneta Trgaçevska nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë e cila shpjegoi pasojat e ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e njerëzve dhe shprehi disa rekomandime për adaptimin dhe parandalimin nga goditja e valëve të ngrohja.

Projekti i USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike është përqendruar në zonën e mediteranit në të cilën shtrihen rajoni i Vardarit me pjesë të Strumicës dhe Gjevgjelisë, si rajone që janë më tepër të prekura nga ndryshimet klimatike. Në kuadër të komponentit të parë të projektit, kanë filluar testimet dhe teknikat adaptive bujqësore për të gjetur zgjidhje për ndikimet e pavolitshme të ndryshimeve klimatike. Përvojat e mësuara do të mund të zbatohen nga ana e prodhuesve bujqësor. Gjithashtu, teknologjitë e testuar nga komponenti i parë do të zhvillohen në pako përkatëse që do të shpërndahen tek grupet e synuara me anë të punëtorive të ndryshme dhe medie tjera.