Një prej qëllimeve të projektit të USAID-it për adaptimi ne bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, që zbatohet nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë është përforcimi i kapaciteteve të RZR së RM-së dhe anëtarëve të saja.

Procesi i vlerësimit të nevojave për trajnim ishte krijuar në drejtim të identifikimit, shqyrtimit dhe përshkrimit të mungesave të caktuara në aftësitë e anëtarëve të RZR-së, në nivelin organizativ dhe individual. Vlerësimi ishte zhvilluar në nivelin kombëtar, në periudhën prej 14 shtator deri 15 tetor 2012, duke përfshirë 22 organizata joqeveritare – anëtare të RZR dhe 35 përfaqësues të këtyre organizatave.

Analiza fillestare nga përgjigjet e pjesëmarrësve të anketuar në lidhje me nevojat për trajnim të organizatave joqeveritare, tregoi interes të madh për tema lidhur me planifikimin, buxhetimin dhe prognozimin, menaxhimin me OJQ, menaxhim strategjik dhe planifikim strategjik, gjetje të fondeve dhe dizajnimi i projektit, ndërsa fokusi kryesor i interesit për përmirësim potencial në nivelin individual përfshinte tema lidhur me menaxhimin e ciklit projektues, mendimi strategjik (afatgjatë), planifikim dhe menaxhim, komunikim dhe prezantim, delegim i përgjegjësive, sjellje të vendimeve dhe udhëheqje, etj.

Informatat e gjeneruara dhe analizuar ishin përdorur për të zhvilluar një plan gjithëpërfshirës me zgjidhje përkatëse – trajnim dhe ndihmë teknike të nevojshme për zgjerimin e Rrjetit për Zhvillim Rural (RZR) dhe kapacitetet e shoqatave – anëtare të saja për zbatimin e programeve të ndryshme dhe aktivitete specifike lidhur me zhvillimin rural dhe ndryshimet klimatike. Ajo paraqet një program të posaçëm dhe të përshtatur për ngritjen e kapaciteteve që përfshin dy fusha strategjike imperativë-prioritare për intervenim: ngritje të kapaciteteve në nivelin organizativ dhe nivelin individual.