Në atmosferë të këndshme dhe shoqërim kaluan dy ditët e punëtorisë që ishte synuar për gazetarë ndërsa ishte e organizuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë, më 2 dhe 3 korrik në verërinë Popova Kulla, Demir Kapi.

Gazetarët, që ishin pjesëmarrës në punëtorinë, kishin mundësinë të njoftohen me qëllimet dhe aktivitetet e Rrjetit për Zhvillim Rural si zbatues të projektit “Adaptimi i Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike”, financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.

Të pranishmit i ndiqnin me interes të madh prezantimet e Petar Gjeorgjievski, kryetar i Rrjetit për Zhvillim Rural i RM-së dhe Vesela Llambevksa Domazetova, kryetare e Këshillit Drejtues të RZR-së. Gazetarët ishin të njoftuar me prognozat e ekspertëve për rritjen e ndikimit të dëmshëm nga ndryshimet klimatike mbi kulturat bujqësore, gjatë njëqind viteve të fundit. Ishin prezantuar aktivitetet e deritanishme dhe të planifikuara në sajë të projektit Adaptimi i Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike. Më tepër interes dhe vëmendje morën praktikat adaptive në kopshtari, pemëtari dhe vreshtari, të cilat do të testohen në fillim të zbatimit të projektit dhe për të cilat vetëm më kanë filluar testime demonstrative në 8 vendndodhje të ndryshme në zonën mesdhetare që është mbuluar nga projekti.

„Fermerë nga Kumanova, Negotina, Bogdanci dhe Strumica me masa praktike në fushë do të trajnohen të zbatojnë teknikat e njohura për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, siç është vendosja e rrjeteve për mbrojtje nga rrezatimi UV dhe breshër, renditje përkatëse të fidanishteve, largimi i barit dhe masa kundër erozivit të fushave. Projekti “Adaptimi i bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike” është financuar nga USAID, ndërsa gjatë tre viteve në vijim do të zbatojë Rrjeti për Zhvillim Rural. Masat do të zbatohen në pemëtore me dardha në Mllado Nagoriçane, në tunel plastike me domate në Pçinje, në pemëtore me pjeshka, kajsia dhe kumbulla në Viniçane, në vreshtër në Negotinë dhe Bogdanci dhe në fushë me speca në Strumicë”, – shkroi për Dnevnik, Sonja Hristovska.

Gjatë punëtorisë ishin shkëmbyer informata për punën e deritanishme në teren, përvojat e fermerëve dhe problemet nga ndryshimet klimatike me të cilat ballafaqohen. Takimi ishte fillim i bashkëpunimit të përbashkët për të ngritur vetëdijen publike për efektet e ndryshimeve klimaterike dhe nevojën për adaptimin e sektorit bujqësor në Maqedoni.