Zëvendës drejtori i projektit të USAID-it për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Vesela Llambevska Domazetova, bashkë me përfaqësuesin e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të ujit, Lidija Çadikovska, kanë marrë pjesë në programin për vizita ndërkombëtare të udhëheqësve, me titullin “Përshtatshmëria ndaj ndryshimeve klimatike”, e sponsoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, ndërsa e administruar nga organizata joqeveritare Mësimi Botëror.

Në kuadër të programit që ishte organizuar në periudhën prej 1 deri 11 dhjetor 2013, ishin realizuar disa takime me individë dhe përfaqësues të organizatave nga SHBA-të, me qëllim të mundohet përfaqësueseve të sektorit joqeveritar, autoriteteve kombëtare dhe lokale në Maqedoni të njoftohen me teknologjitë dhe qasjet e reja ndaj ndryshimeve klimatike në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujit, si dhe efikasitetit energjetik.

Departamenti i Shtetit, si qëllime specifike të projektit i theksoi: kërkimi i bashkëpunimit mes niveleve federale, shtetërore dhe lokale të pushteteve dhe roli i tyre në ndryshimet klimatike; analizimi i partneriteteve publike-private që punojnë në fushën e ndryshimeve klimatike; analiza e teknologjive të reja dhe strategjive në kuadër të ndryshimeve klimatike dhe mjedisit jetësor.