Si pjesë e aktivitetit për ngritje të kapaciteteve të Rrjetit për Zhvillim Rural të RM-së, e zbatuar në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, më 7 dhe 8 korrik në Shkup ishin organizuar dy trajnime në të cilat ishin ftuar organizatat anëtare të RZR të RM-së. Qëllimi i trajnimeve ishte përmirësimi i shkathtësive komunikuese dhe prezantuese si dhe përfitimi i njohurive të reja në pjesën e menaxhimit financiar të projekteve. Gjithsej 19 përfaqësues të shoqatave qytetare në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në trajnimet, duke konfirmuar përfitimet nga këto dhe duke shprehur interes për realizimin e trajnimeve të reja në tema të rëndësishme për punën e tyre.