Rrjeti për Zhvillim Rural në Republikën e Maqedonisë
Projekti i USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike
Tryezë e rrumbullakët: “Ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi bletarinë”
6 dhjetor 2016
Rrjeti për Zhvillim Rural në Republikën e Maqedonisë në kuadër të projektit të USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, në kërkesë të Lidhjes së Shoqatave Bletare të Republikës së Maqedonisë më 6 dhjetor në Shkup ka organizuar tryezë të rrumbullakët në temën “ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi bletarinë”.
Në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë rreth 50 përfaqësues të shoqatave të kultivuesve të bletëve, anëtarë të Lidhjes së Shoqatave Bletare të Republikës së Maqedonisë.
Qëllim i ngjarjes ishte diskutim për gjendjen e sektorit të bletarisë në Republikën e Maqedonisë, si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Në fillim të tryezës, z-nja Ana Damovska, udhëheqëse e projektit të USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike ka informuar të pranishmit për qëllimet e projektit dhe aktivitetet e deritanishme të projektit, si dhe aktivitetet e Rrjetit për Zhvillim Rural në Republikën e Maqedonisë.
z. Mende Trajkovski, Kryetar i Lidhjes së Shoqatave Bletare të Republikës së Maqedonisë u drejtua të pranishmëve duke prezantuar nevojën për organizim të punëtorisë si dhe për qëllimet e punëtorisë.
Në kuptimin e konceptit, ngjarja përbëhej nga dy pjesë:
– Prezantim për ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi bujqësinë me fokus të veçantë në bletarinë, ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi ushqimin e bletëve dhe paraqitjen e sëmundjeve të bletëve, dhe
– Diskutim me prezantim të përvojave të bletarëve dhe konkluzione dhe rekomandime.
Dr. Idena Xhimrevska theksoi që ndryshimet klimatike ndikojnë drejtpërdrejtë mbi biologjinë dhe filozofinë e bletëve, si dhe sjelljen e tyre, riprodhimin, ciklin e jetës. Ndikimet indirekte të ndryshimeve klimatike janë: prishje të rrethinës natyrore në të cilën janë vendosur bletët, qasja në kullosa dhe ujë, paraqitja e sëmundjeve të bletëve, përdorimi i mjeteve për mbrojtje të bimëve si dhe pushtim dhe konkurrencë mes llojeve tjera ekologjike, raca dhe nën-lloje tjera.
Prof. Dr. Hrisulla Kiprijanovska nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqim në Shkup, theksoi që ndryshimet e veçorive të bimëve që sjellin mjaltë si rezultat i ndryshimeve klimatike manifestohen me: lëvizje të fenofazës së lulëzimit, shkurtim të fenofazës së lulëzimit (lulëzimit eksploziv), ndryshim të përbërjes së nektarit (dendësim) me çfarë vështirësohet kapja nga bletët, paraqitje e periudhave të gjata pa kullosa, ndryshime në prodhimtarinë e luleve, si dhe madhësia e luleve dhe hapja e tyre. Me këtë, bletët përballohen me mungesë të nektarit dhe polenit që janë të domosdoshme për zhvillimin dhe funksionimin e familjeve të bletëve.
Prof. Dr. Misho Hristovski nga Fakulteti për Mjekësi Veterinere në Shkup, me prezantimin e tij, u përqendrua në ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi paraqitjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve tek bletët. Përveç sindromit koshere e zbrazët (Colony Collapse Disorder) që mes faktorëve tjerë është si rezultat i ndryshimeve klimatike, ndryshimet klimatike kanë ndikim dukurinë më të shpeshtë të murtajës amerikane të blerëve, varoza që bëhet më agresive dhe më rezistuese, paraqitja e nozemozëve dhe sëmundjeve me virus. Gjithashtu, ndryshimet klimatike ndikojnë edhe mbi paraqitjen e parazitëve të rinj dhe sëmundjeve parazitare siç janë: Apocephalus borealis, Aethinia tumida, Tropilaelaps clareae.