Aktivitetet e projektit të USAID-it për Adaptimin e Ndryshimeve Klimatike në Bujqësi janë të dizajnuar në bazë të eksperiencave pozitive të praktikave ndërkombëtare për adaptimin e prodhimtarisë bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike, të përshtatur në nevojat tona specifike në teren dhe sipas rrethanave klimatike. Megjithatë, mbetet i vërtetë fakti që eksperienca e drejtpërdrejtë dhe, përfundimisht, ajo eksperiencë e përfituar nuk mjafton. Të njëjtën mund të themi edhe për çështjet e drejtuara nga institucionet publike që kanë lidhje me ndryshimet klimatike, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujit që është njëra prej tyre.

Për të zhvilluar kapacitetet brenda shtetit në lidhje me temën e praktikave të ndryshimeve klimatike, projekti ka investuar në një vizitë studimore për menaxhmentin e projektit, këshilltarët teknik për praktika adaptive dhe përfaqësues relevant nga MBPEU-së. Vizita studimore ishte organizuar në Itali në periudhën prej 14 deri 20 korrik. Në kuadër të vizitës studimore ishin organizuar takime me krijuesit e politikave për iniciativa dhe politika në fushën e ndryshimeve klimatike në bujqësi, specialistë për ndryshime klimatike dhe autoritete rajonale përgjegjëse për zbatimin e politikave rajonale për ndryshime klimatike në bujqësi, si dhe vizita të fermave që kanë miratuar masat për të luftuar ndryshimet klimatike.

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të vëzhgojnë eksperiencën evropiane gjatë ofrimit të përgjigjeve adekuate adaptive ndaj ndryshimeve klimatike në bujqësi përveç krijimit të politikave dhe zhvillimit të dokumenteve strategjike mbi ndryshimet klimatike, aksione konkrete/masa për adaptime ndaj ndryshimeve klimatike të ndërmarra nga Ministritë relevante, etj.