Pas zbatimit nismëtar të aktiviteteve për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike në kopshte demonstrative, bodrume vere dhe ferma për perime në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim ndaj Ndryshimeve Klimatike në Bujqësi, vazhdimisht ishte dhënë ndihmë teknike për fermerët pjesëmarrës për aplikimin e drejtë të mesave specifike adaptive nga ana e ekspertëve teknik. Ata monitoruan reagimet e hershme dhe efektet preliminare nga përdorimi i këtyre praktikave. Megjithatë, për të mundësuar zbatim të mëtutjeshëm me sukses të këtyre praktikave të reja dhe mundësisht të vëzhgohen masat e reja aplikative për masat adaptive për ndryshimet klimatike, ishte paraqitur nevoja të mundësojmë fermerëve pjesëmarrës dhe ekspertëve teknik të shijojnë eksperiencë të dorës së parë nga rastet paraprake të suksesshme.

Për atë qëllim, projekti vendosi të organizojë një vizitë studimore për fermerët pjesëmarrës, këshilltarët e ANZHB-së dhe ekspertët teknik për t’i ekspozuar në eksperiencë ndërkombëtare e cila do të mundësojë që të mësohet, shkëmbehen eksperienca dhe të përfitohen me detaje lidhur me themelimin dhe funksionimin e praktikave të suksesshme adaptive ndaj ndryshimeve klimatike. Gjatë periudhës prej 14 korrik deri më 19 korrik, dymbëdhjetë pjesëmarrës kishin mundësinë të vizitojnë Izraelin që konsiderohet si një vend me eksperiencë të avancuar në praktika aplikative për ndryshime klimatike. Fermerët pjesëmarrës në projektin, këshilltarët e ANZHB-së dhe ekspertët teknik ishin njoftuar me prodhimtarinë intensive të perimeve dhe rrushit, prodhimtari të farave të kulturave perimore, kërkime të aplikuara në kultura hortikulturore dhe teknologji të ndryshme aplikative bujqësore.