Në atmosferë të këndshme dhe shoqërim kaluan dy ditët e punëtorisë që ishte synuar për gazetarë ndërsa ishte e organizuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë, më 2 dhe 3 korrik në verërinë Popova Kulla, Demir Kapi.
Më tepër se 30 përfaqësues nga organizata të ndryshme të rajonit të Prespës kanë marrë pjesë në punëtorinë që ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për efektet dhe sfidat nga ndryshimet klimatike në bujqësi, e organizuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i RM-së në kuadër të projektit të USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Sot, më 04.09.2012, në hotel “Oaza” në Shtip, me fillim në orën 11.00, projekti i USAID-it për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, i zbatuar nga Rrjeti për Zhvillim Rural i RM-së, ka organizuar një punëtori për ngritjen e vetëdijes publike për sfidat dhe efektet nga ndryshimet klimatike në sektorin e bujqësisë në Maqedoni.
Një prej qëllimeve të projektit të USAID-it për adaptimi ne bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, që zbatohet nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë është përforcimi i kapaciteteve të RZR së RM-së dhe anëtarëve të saja.
Ndryshimet klimatike, që manifestohen nëpërmjet periudhave të gjata të thatësirave, zvogëlim të të reshurave por edhe rritje konstante të temperaturave në nivel mujor dhe vjetor, kanë ndikim posaçërisht të dëmshëm mbi bujqësinë.
Pas zbatimit nismëtar të aktiviteteve për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike në kopshte demonstrative, bodrume vere dhe ferma për perime në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptim ndaj Ndryshimeve Klimatike në Bujqësi, vazhdimisht ishte dhënë ndihmë teknike për fermerët pjesëmarrës për aplikimin e drejtë të mesave specifike adaptive nga ana e ekspertëve teknik.
Aktivitetet e projektit të USAID-it për Adaptimin e Ndryshimeve Klimatike në Bujqësi janë të dizajnuar në bazë të eksperiencave pozitive të praktikave ndërkombëtare për adaptimin e prodhimtarisë bujqësore ndaj ndryshimeve klimatike, të përshtatur në nevojat tona specifike në teren dhe sipas rrethanave klimatike.
Në bazë të nevojave për trajnim të anëtarëve të Rrjetit për Zhvillim Rural të RM-së, të cilat ishin identifikuar në kuadër të projektit të USAID-it për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, ishte përgatitur një plan veprimi përkatës.
Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka parashikuar realizimin e aktiviteteve lidhur me promovimin e LEADER qasjes së BE-së në komuna të rajonit juglindor të planifikimit në të cilat ndikimi i ndryshimeve klimatike pasqyrohet negativisht në jetën e përgjithshme të amvisërive rurale.
Më 13 dhjetor 2013, në Rosoman, me fillim në orën 15:00, Rrjeti për Zhvillim Rural ka organizuar një punëtori me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe rezultateve nga praktikat e adaptuara bujqësore, të zbatuar dhe të testuar prej periudhës së fillimit të zbatimit të projektit të USAID-it për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, prill 2012, deri më sot.
Zëvendës drejtori i projektit të USAID-it për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Vesela Llambevska Domazetova, bashkë me përfaqësuesin e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të ujit, Lidija Çadikovska, kanë marrë pjesë në programin për vizita ndërkombëtare të udhëheqësve, me titullin “Përshtatshmëria ndaj ndryshimeve klimatike”, e sponsoruar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, ndërsa e administruar nga organizata joqeveritare Mësimi Botëror.
Më 21 shkurt 2014 në Manastir, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka organizuar një punëtori të synuar për këshilltarët e ANZHB-së (Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë) dhe fermerët, me qëllim të prezantimit të përfitimeve dhe rezultateve nga masat bujqësore për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, që gjatë dy viteve të fundit ishin testuar dhe demonstruar në kuadër të projektit të USAID për adaptimin e bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Si pjesë e aktivitetit për ngritje të kapaciteteve të Rrjetit për Zhvillim Rural të RM-së, e zbatuar në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, më 7 dhe 8 korrik në Shkup ishin organizuar dy trajnime në të cilat ishin ftuar organizatat anëtare të RZR të RM-së.
Sot, më 7 nëntor, në sajë të Panairit Ndërkombëtar për Konsumim të Gjerë “Agrofood” në Shkup, me fillim në orën 11:, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Panairin e Shkupit ka organizuar një punëtori për të prezantuar rezultatet e fituar nga aktivitetet e deritanishme të zbatuara me anë të projektit të USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike.
Më 23 dhjetor, në Gostivar, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë ka zhvilluar një punëtori për të promovuar Studimin për Adaptimin e Prodhimtarisë Bagëtore në Republikën e Maqedonisë ndaj ndryshimeve klimatike.
Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë vazhdon me zbatimin e qasjes LEADER në Rajonin Lindor të Planifikimit me anë të përforcimit të kapaciteteve të gjithë aktorëve të katër komunave: Berovë, Pehçevë dhe Makedonska Kamenicë.
Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, Rrjeti për Zhvillimin e Bujqësisë së Republikës së Maqedonisë ka realizuar një sërë aktivitetesh lidhur me promovimin e LEADER qasjes së BE-së në 4 komuna të rajonit juglindor të planifikimit, p.sh.:
Më 27 prill, në Dellçevë, Rrjeti për Zhvillim Rural në Republikën e Maqedonisë ka organizuar punëtorinë e tretë në kuadër të procesit për njoftimin e aktorëve me LEADER qasjen dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për këtë IPARD masë të ardhshme në Republikën e Maqedonisë.
Pas promocionet fillestare të EU LEADER qasjes në Dojran dhe Shtip, Rrjeti për Zhvillim Rural ka filluar të organizojë punëtori edhe për njohjen më të hollësishme me LEADER metodologjinë dhe shtatë karakteristikat e saja:
Rrjeti për Zhvillim Rural në Republikën e Maqedonisë në kuadër të projektit të USAID për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike, në kërkesë të Lidhjes së Shoqatave Bletare të Republikës së Maqedonisë më 6 dhjetor në Shkup ka organizuar tryezë të rrumbullakët në temën “ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi bletarinë”.
Ne po përdorim vetëm cookie-t e nevojshme me qëllimin përfundimtar për të ofruar përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit.DakordNuk bie dakortLexo më shumë